Laçi-Partizani, formacionet zyrtare

Laçi-Partizani, formacionet zyrtare

13:39, 01/11/2023

Laçi pret Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, me të dyja skuadrat që do të futen në fushë për fitore.

Kurbinasit e Mirel Josës kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e tyre përballë kampionëve.

Nga ana tjetër, “demat” duan të qëndrojnë në krye të renditjes së bashku me Egnatian dhe do të bëjnë çmos për fitoren.

Tekniku Josa duket se i ka besuar formacionit të tij “tip”, teksa Abilialiajt i është rikthyer në portë Pano Qirko.

Formacionet zyrtare

Laçi: Dajsinani, Kurti, P. Zhunior, Dajko, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouale

Partizani: Qirko, Murataj, Preka, Bilali, Antanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Sembene, Cara, Mensah

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco