Turi i 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, çiftet dhe programi për 8 ndeshjet e radhës

Turi i 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, çiftet dhe programi për 8 ndeshjet e radhës

11:47, 24/10/2023

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë rrugëtimin në fillim të muajit dhjetor me ndeshjet e turit të 1/16-të.

Tetë ndeshjet e këtij turi janë programuar të zhvillohen më 6 dhjetor, duke nisur nga ora 13:30.

Ka disa duele interesante në këtë fazë të Kupës, ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo.

Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Takime të tjera të kësaj faze janë Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.

Ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me një ndeshje.

Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi 1/16

(6 dhjetor, 13:30)

Bylisi-Vora

Kastrioti-AF Elbasani

Skënderbeu-Turbina

Dinamo-Oriku

Flamurtari-Burreli

Tomori-Lushnja

Korabi-Besa

Apolonia-Luzi 2008

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco