Humbja ndaj Shqipërisë, Çekia vendos përfundimisht për fatin e trajnerit Sylhavi

Humbja ndaj Shqipërisë, Çekia vendos përfundimisht për fatin e trajnerit Sylhavi

20:59, 18/10/2023

 

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme të martën që trajneri i kombëtares, Sylhavi të mos shkarkohet në këtë moment, pavarësisht tensionit që shoqëroi ambientin ku u diskutua çështja e teknikut.

Përfaqësuesja e njohur u mund 3-0 nga Shqipëria (kualifikuese, Euro 2024), ndërsa fitorja minimale 1-0 me Ishujt Faroe duket sikur qetësoi ujërat.

Komiteti Ekzekutiv vendosi një kontratë të re për trajnerin Sylhavi, e cila zgjat deri me 30 nëntor, pra deri pas takimeve të fundit të fushatës eliminatore të Euro 2024 ndaj Polonisë dhe Moldavisë në nëntor.

“Komiteti ekzekutiv refuzoi zëvendësimin e menjëhershëm të trajnerit dhe të gjithë ekipit zbatues. Ne preferuam opsionin që Šilhavy dhe ekipi zbatues të qëndrojnë dhe të udhëheqin ekipin kundër Polonisë dhe Moldavisë” – Tha kreu i futbollit çek, Petr Fousek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco