Banderolë speciale në miqësoren ndaj Bullgarisë, tifozët me mesazh për Kombëtaren kuqezi

Banderolë speciale në miqësoren ndaj Bullgarisë, tifozët me mesazh për Kombëtaren kuqezi

22:08, 17/10/2023

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Bullgarisë në miqësoren që po zhvillohet në “Air Albania”. Ishte Qazim Laçi ai i cili zhbllokoi duelin në minutën e 41′.

Në stadium ndodhen një numër i madh tifozësh për të ndjekur nga afër këtë duel dhe në sy ka rënë një banderolë, mjaft interesante.

“Kur je mirë, të dojn tan”, shkruhet aty.

Image

Një mesazh i tillë të bën të kuptosh se lojtari i 12-të i Kombëtares tonë nuk ka qenë me skuadrën vetëm në këto ditë të mira, kur jemi kaq afër EURO 2024, por ka qenë bashkëudhëtare me ekipin edhe në periudha të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco