Ndryshime nga porta në sulm, formacion miks në sfidën ndaj Bullgarisë!

Ndryshime nga porta në sulm, formacion miks në sfidën ndaj Bullgarisë!

10:15, 17/10/2023

Shqipëria do të përballet sot me Bullgarinë në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 18:00.

Një ndeshje interesante ku, Sylvinho, por dhe trajneri i Bullgarisë do të kenë mundësinë të provojnë lojtarë.

Pikërisht në këtë sfidë priten dhe ndryshime në formacion tek ekipi jonë Kombëtar, me Sylvinhon që pritet të bëjë ndryshime si në sulm dhe në mbrojtje në 11-shen titullare.

Në portë ndryshe nga ndeshja me Çekinë, pritet që titullar të jetë Strakosha. Në mbrojtje risi pritet të jenë Mihaj në vend të Gjimshitit dhe Balliu në vend të Hysajt, ndërsa Mitaj dhe Ajeti të paprekshëm.

Në mesfushë vendin e Ramadanit e zë Qazim Laçi. Ndërsa përsa i përket sulmit, Muçi do të jetë në vend të Seferit dhe Uzuni në vend të Cikalleshit në majë të repartit ofensiv.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco