Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë, kishte dalë të mblidhte çaj, bie nga Qafa e Gjarprit

Bellingham i pandalshëm, Reali triumfon me 'poker'

Bellingham i pandalshëm, Reali triumfon me 'poker'

18:57, 07/10/2023

 

Real Madrid u argëtua përballë Osasunës, fitoi 4-0 dhe u rikthye në krye të La Ligas. Duke iu përgjigjur me të njëjtën mënyrë surprizës Girona, që triumfoi 0-1 në fushën e Cadizit.

Jude Bellingham vijon të shënojë për skuadrën e Carlo Ancelottit. Mesfushori anglez, është përshtatur për mrekulli me Realin.

20-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e nëntë pas asist të Carvajal. Belligham shënoi sërish në të njëjtën minutë të pjesës së dytë.

 

Duke kthyer në gol pasimin e bukur të uruguaianit Valverde. 8 gola në La Liga për anglezin, i cili kryeson përkohësisht renditjen e golashënuesve në La Liga.

Më pas Vinicius Junior “show”. Braziliani dërgoi rezultatin në 3-0 (65’), teksa pesë minuta më vonë i dhuroi një pasim goli kolegut Joselu.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Realin e Madridit mes kampionatit dhe Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco