Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

VIDEO/ Zhbllokohet Endri Çekiçi, gjen golin e parë me skuadrën e re

VIDEO/ Zhbllokohet Endri Çekiçi, gjen golin e parë me skuadrën e re

15:59, 30/09/2023

Pritjes 1-vjeçare i vjen fund, Endri Çekiçi është zhbllokuar më në fund, teksa gjeti ditën e sotme, rrugën e rrjetës.

Mesfushori pogradecar, tundi rrjetën në minutën e 36-të, në duelin ndaj Trabzonspor.

Pas asistit të Midtsjo, Çekiçi goditi saktë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. 

Ky ishte goli i parë i shqiptarit me fanellën e Pendikspor, skuadrës së cilës iu bashkua në merkaton e verës. 

Vlen të theksohet fakti se goli i fundit që Çekiçi kishte shënuar në elitën e futbollit shqiptar, ishte më 16 shtator të vitit 2022 në duelin ndaj Gallatasarait, teksa pogradecari ishte pjesë e Koniasporit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco