Humbja ndaj Atleticos, Ancelotti: Pësuam gola fotokopje, mbrojtja problem

Humbja ndaj Atleticos, Ancelotti: Pësuam gola fotokopje, mbrojtja problem

10:37, 25/09/2023

 

Reali i Madridit u mund 3-1 në derbin e së dielës kundër Atleticos, me “Los Blancos” që morën një “shuplakë” të fortë nga djemtë e Diego Simeones pas nisjes pozitive të sezonit.

Pas humbjes së parë sezonale, trajneri Carlo Ancelotti doli në konferencën për shtypin i zhgënjyer nga ajo që skuadra e tij dha në fushën e lojës, ndërsa në anën tjetër mori përgjegjësinë për këtë humbje. Që i kushtoi dhe vendin e parë në renditjen e La Ligas.

“Tre golat e pësuar ishin fotokopje me njëri-tjetrin, kjo për shkak se qendërmbrojtësit nuk ishin vendosur mirë në zonë. Diferencën e bëri dhe fakti se Atletico është një nga skuadrat më të mira në mbrojtje.

Janë shumë të fortë në duele dhe është e vështirë që të gjesh hapësira kundër tyre. Problemi në këtë ndeshje ishte mbrojtja, jo sulmi. Marrja e përgjegjësisë është minimumi.

Unë e pranoj se është faji im. Ne tentuam shumë deri në momentin që pësuam golin e tretë. Moment kur gjithçka përfundoi. E përsëris: nuk e kishim problemin tek sulmi në këtë ndeshje”.

Pas disfatës me rivalët e përjetshëm të qytetit, Reali ka zbritur në vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Barcelona dhe Girona që kryesojnë kampionatin spanjoll t futbollit.

“Galaktikët” do të luajnë dy ndeshje radhazi në shtëpi, teksa do të presin në Bernabeu Las Palmas e më pas Gironan. Më pas radha e Champions League: transferta me Napolin në “Diego Maradona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco