Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Legjionarët / Nga goli i Shpendit te rikthimi i Brojës, ja si u paraqitën kuqezinjtë në fundjavë

Legjionarët / Nga goli i Shpendit te rikthimi i Brojës, ja si u paraqitën kuqezinjtë në fundjavë

09:18, 25/09/2023

 

Fundjava ka qenë e mbushur plot me zhvillime për lojtarët e Kombëtares shqiptare të impenjuar me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm, teksa shumica e kuqezinjve janë aktivizuar, duke qenë edhe këtë herë protagonistë.

Në Premier Ligën angleze, spikat rikthimi në fushë i sulmuesit Armando Broja, me sulmuesin që ka qëndruar për 9 muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të rëndë. Shqiptari u aktivizua në minutën e 79-të nga trajneri i Çelsit, Poçetino në sfidën ndaj Aston Vilës.

Broja luajti për rreth 20 minuta, duke llogaritur edhe kohën shtesë, dhe u shfaq në formë të mirë fizike, ndonëse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Një lajm i mirë për stafin teknik kuqezi dhe të gjithë tifozët me sulmuesin që mund të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares në tetor.

Në Serinë A italiane, ndeshja më e veçantë e të dielës për shqiptarët ka qenë Empoli-Inter. Për vendasit në formacionin titullar ishin portieri Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismaili dhe sulmuesi i talentuar, Stiven Shpendi. Në anën tjetër, Kristjan Asllani ishte në stolin e rezervave të skuadrës zikaltër.

Një takim shumë i balancuar që përfundoi me fitoren e Interin, ndërsa Ismajli ishte një nga më të mirët në fushë deri në minutën e 51-të, ku u zëvendësua për shkak të një problemi muskular. Vlerësime të mira edhe për paraqitjen e Berishës dhe Shpendit, ndërsa Asllani nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Po në Itali, po këtë herë në Serinë C, binjaku tjetër Kristian Shpendi ka lënë gjurmë këtë fundjavë, duke shënuar për Çezenën që fitoi 0-4 në transfertë ndaj Fermanës. Goli i dytë radhazi në kampionat për sulmuesin e Kombëtares shqiptare U-21, i cili ishte protagonist edhe në fitoren e madhe me përmbysje 3-2 ndaj Rumanisë më 12 shtator në “Elbasan Arena” për kualifikueset e Europianit U-21.

Në Poloni, dy shqiptarët Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka janë aktivizuar këtë javë me Legian, që arriti të merrte një fitore 2-1 ndaj Gornik Zabrze, ndërsa edhe Jasir Asani ka luajtur titullar për Guangju FC në Korenë e Jugut pa mundur të shënojë këtë herë.

Në SHBA, Xhakomo Vrioni ka qenë protagonistin në MLS, duke dhënë një asist për skuadrën e tij në barazimin 2-2 ndaj Çikago e që i dha mundësi Nju England Revolution të kalojë në play-off.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco