Vetëm 4 pikë në 4 ndeshjet e para, Diego Longo largohet nga pankina e Teutës

Vetëm 4 pikë në 4 ndeshjet e para, Diego Longo largohet nga pankina e Teutës

19:26, 24/09/2023

 

Humbja e mbrëmjes të së shtunës, ndaj “kuqebluve” të Vllaznisë i ka kushtuar jo pak teknikut të Teutës, Diego Longo, i cili pas 4 javëve kampionat arriti të sigurojë vetëm 4 pikë, duke e detyruar kështu bordin të vendosë për shkarkimin e tij.

Njoftimi për shkarkimin e Longos erdhi përmes një postimi në profilin zyrtar të klubit, në Facebook, ku thuhej se tekniku italian ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin, pas takimit që ka patur me presidentin Edmond Hasanbelliu.

Ndërkaq, Longo është trajneri i tretë që largohet në këto 5 javë kampionat, pasi më herët iku Stavri Nica nga Laçi dhe Rrahman Hallaçi nga Kukësi. Për Longon kjo ishte eksperienca e tretë në Shqipëri, pas aventurave me Kukësin dhe Flamurtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco