Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Miqësorja me Bullgarinë, FSHF publikon çmimet e biletave

Miqësorja me Bullgarinë, FSHF publikon çmimet e biletave

19:09, 24/09/2023

 

Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar këtë të dielë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore, bileta të cilat do të shiten vetëm online

Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1000 derie në 3000 lekë të reja. Tribunat pas porte S dhe N, si edhe tribunat këndore E101, E109, E201, E202, E210, E211 do shiten nga 1 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 2000 deri në 3.000 lekë të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco