Ende pa trajner, Gjermania nis kontaktet me Nagelsmann

Ende pa trajner, Gjermania nis kontaktet me Nagelsmann

17:16, 15/09/2023

 

Kombëtarja e Gjermanisë ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Hansi Flick.

Zëvendësusi ideal shihet ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann.

Raportohet se Federata Gjermane e Futbollit tashmë ka nisur kontaktet fillestare me agjentin e Julian Nagelsmann për t’i besuar atij rolin e trajnerit të kombëtares.

Menaxheri i Kombëtares Rudi Völler , i cili ishte në stol në fitoren 2-1 kundër Francës të martën e kaluar, është në kontakt me agjentin e Nagelsmann, Volker Struth.

Trajneri është i freskët nga shkarkimi i tij nga Bayerni në mars dhe ka ende një kontratë me kampionët e Gjermanisë që skadon në vitin 2026.

Bayern në fakt është gati të heqë dorë nga komisioni për një transferim të mundshëm të Nagelsmann, me Federatën e Futbollit që merr përsipër të paguajë 100% të pagëse trajnerit dhe me bavarezët që nuk do të futeshin në portofolin e tyre për të paguar pagesën e largimit të ish-trajnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco