VIDEO/ Borusia e Dortmundit në finalen e Championsit, eliminohen ‘sheikët’ e PSG-së

VIDEO/ Borusia e Dortmundit në finalen e Championsit, eliminohen ‘sheikët’ e PSG-së

22:56, 07/05/2024

Në “Parc des Princes” u luajt gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Borusias së Dortmundit, shkruan Syri.net.

Borusia e Dortmundit kualifikohet në finale, duke i fituar të dy takimet, si në Paris ashtu edhe në Gjermani, me rezultat të njëjtë 1-0.

Golin e fitores në mbrëmjen e sotme e shënoi Hummels me kokë në minutën e 50-të.

 

 

Tashmë verdhezinjtë do të presin finalistin tjetër, që do të përcaktohet nga sfida Real-Bayern, për t’u përballur në “Wembley” më 1 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco