Apolonia mposht Partizanin dhe ngre lart trofeun e Kupës së Shqipërisë

Apolonia mposht Partizanin dhe ngre lart trofeun e Kupës së Shqipërisë

20:58, 18/05/2024

 

Apolonia është fituesja e edicionit të 15-të të Kupës së Shqipërisë për vajza, pas mundi në finale Partizanin me rezultatin 2-1.

Finalja e 15-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Partizanit e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrat respektive.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës, edhe pse nuk munguan rastet e pastra të shënimit.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Apoloninë, që, pas insistimit, zhbllokoi takimin në të 64-tën me Nyabuto.

Pas shënimit të golit, gjithçka ishte më e lehtë për Apoloninë, që realizoi edhe të dytin me Klea Hamonikajn në minutën e 71-të.

Partizani u mundua të reagonte dhe në fundin e ndeshjes fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Mikaela Metalla. Në fund finalja u mbyll 2-1 për Apoloninë.

Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të Apolonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco