VIDEO/ Zhbllokohet rezultati në PSG-Dortmund, hesht ‘Parc des Princes’ nga goli i Hummels

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati në PSG-Dortmund, hesht ‘Parc des Princes’ nga goli i Hummels

22:10, 07/05/2024

Në “Parc des Princes” po luhet gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Borusias së Dortmundit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku Dortmundi administroi mjaft mirë lojën, duke qenë se vjen edhe nga avantazhi 1-0 i takimit të parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të zhbllokohet rezultati.

Nga një goditje këndi, Hummels godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Borusian e Dortmundit në avantazh.

 

 

Tashmë gjermanët janë në epërsi të dy golave, pasi takimi i parë në Dortmund ka përfunduar 1-0 për verdhezinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco