Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Mbylla sytë dhe godita', Asani: Szczesny më tha se ishte një supergjuajtje!

'Mbylla sytë dhe godita', Asani: Szczesny më tha se ishte një supergjuajtje!

10:07, 11/09/2023

 

Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, Jasir Asani, autor i golit të parë, ka treguar edhe bisedën me portierin e Polonisë, Szczesny. Ndër të tjera, Asani tha se një meritë të madhe për formën e tij në kombëtare e ka edhe Sylvinho.

“Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejojë të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesnyn të lëvizte dhe mbylla sytë godita, e dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny  më tha bravo se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë.

 

E dimë për çfarë kemi ardhur, stafi ka bërë shumë punë dhe merita për sa më përket mua është Sylvnho, më ka dhënë shumë besim së bashku me Zabaletën”.

Kush është goli më i bukur, Asllani, Bajrami apo Asani? “Të gjithë janë të bukur. Edhe i Bajramit ishte i bukur edhe sepse na dha një pikë”, u shpreh Asani për SuperSport .


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco