Ndeshja Kosovë-Zvicër, parashikim, analizë dhe statistika

Ndeshja Kosovë-Zvicër, parashikim, analizë dhe statistika

18:08, 09/09/2023

Zvicra si lider i Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”, vjen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Kosovën të shtunën mbrëma.

Mysafirët janë të pamposhtur nga katër ndeshjet e tyre fillestare të këtyre eliminatoreve, ndërsa vendasit janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë.

Pasi Kosova humbi për pak arritjen në “Euro 2020” në fushatën e tyre inauguruese kualifikuese, duke humbur nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalet e play-off-it, këto eliminatore për Euro 2024, i kanë nisur keq, duke marrë vetëm tre pikë nga katër ndeshjet e para.

Kosova barazoi në dy ndeshje miqësore para se të luante tre barazime të njëpasnjëshme kundër Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë në Grupin I, por seria e prej pesë ndeshjesh pa humbje mori fund në ndeshjen e fundit kualifikuese në qershor, kur ata pësuan një humbje me rezultat 2-1 nga Bjellorusia.

Image

Penalltia e minutës së 87-të të Vedat Muriqit rezultoi e parëndësishme pasi dy goditjet e mëparshme në tre minutat e pjesës së dytë nga Vladislav Morozov dhe Max Ebong siguruan përfundimisht tre pikët për Bjellorusinë.

Kjo humbje i kushtoi përzgjedhësit të Kosovës Alain Giresse, me shkarkim nga posti, pas disa muajsh FFK vendosi që në vend të tij ta emërojë sllovenin Primoz Gliha.

Dardanët renditen në vendin e 109-të në ranglistën botërore të FIFA-s dhe luajnë provën e tyre më të vështirë deri më tani në Grupin I kundër Zvicrës të shtunën, megjithëse morën një barazim 1-1 në takimin e tyre të vetëm të mëparshëm me zviceranët në mars të vitit 2022.

Është një rast i mirë për Kosovën në shtëpi, pasi ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit si vendas që nga fillimi i vitit 2022.

Në përpjekje për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të tretë radhazi, Zvicra e sheh veten si lider të Grupit I pasi aktualisht ndodhet në krye me 10 pikë pas katër ndeshjeve.

Hevetët fituan tri ndeshjet e para kualifikuese kundër Bjellorusisë, Izraelit dhe Andorrës me një rezultat të përgjithshëm 10-1, por rekordi i tyre 100% në Grupin I u mbyll në qershor kur ata u detyruan të kënaqeshin me një barazim 2-2 në shtëpin daj Rumanisë.

Zvicra dukej se ishte në rrugën e duhur për të marrë të tre pikët me golat e Zeki Amdounit, por golat në minutat 89 dhe 92 nga Valentin Mihaila i dhanë Rumanisë një pikë dramatike.

Zvicra renditet e 13-ta në botë nga FIFA, ndërsa ata kanë humbur vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe në kualifikimet e Euros. Dy ndeshjet e radhës kundër Kosovës dhe Andorrës, të cilat të dyja renditen jashtë top 100, do ta vendosnin fuqishëm Zvicrën në vendin e parë.

Image

 

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, pritet të luajë me formacionin 3-5-2, me kapitenin dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmani në mbrojtje, së bashku me Betim Fazlijin dhe Fidan Alitin. Në krahë do të luajnë Mergim Vojvoda dhe Leart Paqarada.

Bersant Celina nuk është thirrur në skuadrën, kështu që në mesfushë do të luajnë Florent Muslija, Florian Loshajn dhe Valon Berisha .

Sulmi i është besuar sulmuesit të ri të Besiktasit, Milot Rashica , i cili është do ta luajë ndeshjen e 50-të zyrtare. Me të në krahë do të jetë Vedat Muriqi, i cili ka shënuar 24 gola në 48 paraqitje për Dardanët.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Paqarada; Loshaj, Muslija, Berisha, Rashica, Muriqi.

Sa i përket Zvicrës, Noah Okafor, Cedric Itten, Ardon Jashari dhe Dan Ndoye janë ftuar të gjithë në skuadrën e parë pasi nuk u përzgjodhën në qershor.

Granit Xhaka i Bayer Leverkusen, i cili ishte një nga tetë lojtarët e Zvicrës që ndryshuan klub gjatë verës, pritet të fillojë si kapiten në qendër të mesfushës së bashku me Denis Zakaria dhe Remo Freuler ose Djibril Sow.

Breel Embolo do të jetë jashtë fushave për disa muaj për shkak të një dëmtimi, ndërsa sulmi do t’i besohet Zeki Amdouni, Xherdan Shaqirit dhe Ruben Vargas.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës

Sommer; Fernandes, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Zakaria, Xhaka; Shaqiri, Amdouni, Vargas.

Parashikimi: Kosova 1-1 Zvicra

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco