Mesfushori i Polonisë: E dimë mirë çfarë na pret në Shqipëri

Mesfushori i Polonisë: E dimë mirë çfarë na pret në Shqipëri

17:29, 09/09/2023

Shqipëria pret të dielën në “Air Albania”, Poloninë. Një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatet e kuqezinjve në këtë fushatë eliminatore për Euro 2024.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, mesfushori i polakëve, Grzegorz Krychowiak, u shpreh se skuadra e tij e di mjaft mirë për atë që e pret në Shqipëri duke iu referuar edhe tifozerisë së zjarrtë kuqezi.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, kemi luajtur me Shqipërinë edhe më parë dhe e dimë çfarë presim nga kundërshtari dhe tifozët shqiptarë. Do të përpiqemi ta fitojmë dhe të kthehemi në shtëpi me tre pikë.

Atmosfera në skuadrën polake? Shtypi mund të thotë çfarë të dojë, por atmosfera jonë nuk është e rënduar. Kemi ardhur të motivuar, e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të bëjmë çmos që ta fitojmë ndeshjen, jemi të kënaqur nga skuadra dhe besoj se do t’ia dalim edhe me ndihmën e trajnerit Fernando Santos.

Për mua rëndësi kanë pikët se sa loja e bukur. Një humbje në Tiranë do ta komplikonte rrugëtimin e skuadrës polake, duam vetëm rezultatin. Është një ndeshje futbolli, ambienti dhe tifozët kanë rëndësi, por nuk është gjithçka. Mendjen e kemi te fusha.

Si ndjehet Krychowiak me komentet e tifozëve që nuk kanë qenë pozitive? “Nuk jam i vetëdijshëm. Ndoshta ju e dini më mirë, për mua rëndësi se gjithçka ka mendimi i trajnerit dhe jo tifozët”, përfundoi Krychowiak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco