Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Balaj shpëton Vllazninë nga humbja

Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Balaj shpëton Vllazninë nga humbja

18:39, 01/09/2023

 

Nuk ka fitues në sfidën mes Erzenit dhe Vllaznisë, me shijakasit që shkojnë edhe njëherë përtej pritshmërive dhe arrijnë të barazojnë 2-2 falë një forme të shkëlqyer të Redon Mihanës.

Nga ana tjetër Vllaznia i falet Bekim Balajt, që shënoi dy herë në portën e Erzenit dhe konfimoi se do të jetë ai lideri i kuqebluve këtë sezon.

Sfida nisi vrullshëm për shkodranët që shënuan me Bekim Balajn në minutën e tretë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit shkodran.

Megjithatë Vllaznia ishte dukshëm kërkuese dhe sfida u zhbllokua në minutën e 7’, kur pas një goditjeje dënimi të fituar nga Gruda, bekim Balaj ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke shënuar një gol spektakolar.

Megjithatë avantazhi duket se përgjumi shkodranët, që lëshuan terren gradualisht dhe Erzeni nisi të marrë zemër e të shohë gjithnjë e më tepër nga porta e Qarrit.

Në minutën e 26’ Redon Mihana iu kundërpërgjigj Balajt me të njëjtën monedhë, duke shënuar golin e barazimit me një goditje dënimi, sërish të ekzekutuar shumë bukur.

Kur kishte kaluar një orë lojë, ishte sulmuesi i ardhur nga Superliga e Kosovës, Agim Zeka, që pasi u shërbye në zonën kuqeblu, goditi menjëherë duke befasuar Qarrin dhe shënuar golin e avantazhit për Erzenin.

Goli i Zekës zgjoi edhe njëherë shkodranët, që pas shumë tentativash, arritën të gjejnë barazimin në mnutën e 90’, me Bekim Balajn, që fitoi një penallti të cilën e shndërroi po vetë në gol.

Në shtesë shkodranët gjetën edhe një gol tjetër me brazilianin Gomes, por pas konsultimit me VAR, ai u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë në këtë javë të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco