Superiore/ Skënderbeu e nis mbarë sezonin e ri, mposht Egnatian në Rrogozhinë

Superiore/ Skënderbeu e nis mbarë sezonin e ri, mposht Egnatian në Rrogozhinë

19:05, 26/08/2023

Në Rrogozhinë nisi sezoni i ri i kampionatit shqiptar, me Skënderbeun që mundi Egnatian me rezultatin minimal 0-1. Një gol i shënuan në pjesën e dytë nga Yuri i mjaftoi korçarëve që të marrin maksimumin në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Në fundin e pjesës së parë, Janku dhe Zejnullai rrezikuan dy herë në pak minuta por nuk pati rezultat. Në fillimin e fraksionit të dytë Fernando  goditi shtyllën, duke mos arritur të shënonte.

Goli i parë i këtij edicioni u realizua nga një brazilian, me Yuri Merlim i cili i aktiviuzar nga stoli arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pak pa u mbushur një orë lojë. Në vijim Egnatia tentoi në disa raste, por nuk ia doli që të shënonte, ndonëse në minutën e fundit të ndeshjes goditi shtyllën me anë të Iskandarlit.

Në fund, 3 pikë për Skënderbeun që e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollist, ndërsa Egnatia e konsideruar pretendente merr një goditje që në start.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco