Zbulohet arsyeja pse djali i LeBron James pësoi atak në zemër

Zbulohet arsyeja pse djali i LeBron James pësoi atak në zemër

17:37, 26/08/2023

Bronny James, djali i basketbollistit legjendar të NBA, LeBron James, pësoi atak kardiak gjatë një seance stërvitore, por për fat të mirë ai do të ketë mundës të vazhdojë karrierën dhe familja e tij njoftoi se zbuloi shkakun e asaj që ndodhi.

Sipas mediave amerikane, Bronny nga sezoni i ardhshëm do të luajë për USC (Universiteti i Karolinës së Jugut), gjatë stërvitjes së të cilit më 24 korrik u rrëzua dhe mbeti pa ndjenja.

Në një deklaratë të publikuar nga familja e tij, thuhet se është identifikuar shkaku i arrestit kardiak.

 

"Shkaku i mundshëm i sulmit të papritur në zemër është identifikuar. Është një defekt kongjenital i zemrës me rëndësi anatomike dhe funksionale që mund të trajtohet. Ne kemi besim të madh në rikuperimin e plotë të Bronny dhe rikthimin në basketboll në të ardhmen shumë të afërt", tha familja James në një deklaratë.

 

Bronny doli nga spitali menjëherë pas incidentit, por qartë, ai ndërpreu për një të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë përgatitjet e ekipit të tij, i cili luajti disa ndeshje në Evropë këtë verë.

Basketbollisti 18 vjeçar, i lindur në vitin 2004, ka vite që shfaq talent të madh dhe parashikohet të ketë një karrierë të pasur në NBA. Ai u diplomua në shkollën e mesme Sierra Canyon, ku u dallua edhe në basketboll. Pak muaj më parë, ai zgjodhi Universitetin e Karolinës së Jugut, ku vazhdoi të luante basketboll.

LeBron tha disa herë gjatë karrierës se ëndrra e tij ishte të luante një ndeshje NBA me djalin e tij, edhe nëse ata ishin në ekipin kundërshtar. Mediat amerikane shkruajnë se James është gati të nënshkruajë edhe për klubin që e tërheq në radhët e tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco