Realizoi dopietë në ndeshjen e parë me Rapidin, flet Rrahmani: Golat ia dedikojë familjes

Realizoi dopietë në ndeshjen e parë me Rapidin, flet Rrahmani: Golat ia dedikojë familjes

16:52, 26/08/2023

Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani ka bërë një super debutim për Rapidin e Bucurestit në Rumani.

Rrahmani të premten mbrëma shënoi dy gola në fitoren 5:3 në ndeshjen në transfertë ndaj U Craiova.

Talenti “Dardan” u fut në fushë si zëvendësues dhe shënoi dy golat e fundit për Rapidin.

Pas ndeshjes, futbollisti kosovar foli për emocionet në ndeshjen e parë, teksa u shpreh se golat ia dedikon familjes së tij.

Image

“Shpresojmë që në fund të edicionit të jemi në vendin e parë. Kishte presion, por jam i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, që shpresoj se është krenare me mua. Është e përkryer, kemi tifozë të jashtëzakonshëm. I duam ata, luajmë për ata”, ka thënë Rrahmani pas debutimit plot shkëlqim.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco