Chiesa i bën premtimin Juventus: Nuk largohem me parametra zero!

Chiesa i bën premtimin Juventus: Nuk largohem me parametra zero!

13:04, 26/08/2023

Në këtë merkato, në organikën e Juventus nuk kishte asnjë lojtar me statusin e të paprekshmit. Të gjithë elementët e vlefshëm në organikën e trajnerit Massimiliano Allegri ishin në merkato teksa klubit bardhezi i duhej të arkëtonte në një moment kritik financiar.

Megjithatë, kur jemi në javën e fundit të merkatos për një nga më të vlerësuarit e Juventus, Federico Chiesa nuk ka asnjë ofertë. Tashmë, drejtuesit bardhezinj kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën me sulmuesin teksa kontrata aktuale e 25-vjeçarit përfundon në vitin 2025.

Objektivi është i qartë, Chiesa nuk duhet lënë të largohet me parametër zero. Nëse “ujërat” nuk ndryshojnë deri në fundin e merkatos atëherë Chiesa do të rinovojë me sulmuesin që i ka dhënë fjalën drejtuesve se nuk do të largohet me parametër zero.

Në rast se Chiesa do të largohet, atëherë këtë do ta bëjë edhe duke menduar për Juventusin në mënyrë që t’i sjellë klubit një shumë të majme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco