Zekic: Nuk jam lodhur më shumë sesa në këtë takim, duhet të përgatitemi për Astanën

Zekic: Nuk jam lodhur më shumë sesa në këtë takim, duhet të përgatitemi për Astanën

11:27, 18/08/2023

 

Partizani arriti të kualifikohet ndaj Valmeiras mbrëmjen e djeshme falë fitores në Elbasan dhe në transfertë. Trajneri Zoran Zekic ka folur përsa I përket këtij takimi dhe ndaj kundërshtarit të radhës, Astanës.

“Çfarë nuk ndodhi. Mendoj se nuk kemi fuqi të shohim përsëri këtë ndeshje, kishte shumë gjëra të mira e shumë jo të mira. Pas 10 minutash kishim kontroll, por ne nuk dinim si të pasonim për atë që ishte në pozicion më të mirë për të dyfishuar shifrat dhe do të ishte shumë më e lehtë për ne.

Valmiera duhej të sulmonte për të shënuar. Nuk kërkoj alibi, por ne po punojmë vetëm 7 javë, djemtë kishin 10 ditë për të pushuar pas kampionatit. Tani ne kemi probleme me freskinë dhe fuqinë. Në ditët e fundit kemi humbur 3-4 lojtarë, kam vendosur këta djem në mbrojtje, një u dëmtua dhe nuk kemi zgjidhje. Kemi edhe probleme taktike, por ky ishte problemi kryesor ndaj Valmeiras.

Jo të gjithë kanë eksperiencë për Europën, e kemi thënë dje, por shumë lojtarë ndjejnë presionin se të gjithë duan të shkojnë në play-off në Ligën e Konferencës.

Nuk më kujtohet kur kam qenë i lodhur sa në këtë ndeshje! Por jam shumë i lumtur. Tani kemi një situatë të re, luajmë ndaj Astanës, një udhëtim i gjatë. Mund të pushojmë pak, nuk di të them se sa do të pushoj, a do të fle i qetë. Nesër do të përgatitemi, kemi karakter. Astana është një nivel tjetër, duhet të përgatitemi. Atanaskoski ka karton të verdhë dhe nuk mund të luajë. Duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me Mba, Mensah, Saliou nuk është. Por pa u ankuar, duhet t’i gëzohemi.

I kam parë ndeshjet e Astana, të dyja ndaj Dinamo Zagreb dhe kam parë ndeshjen e parë me Ludogorets, çdo kundërshtar është shumë special e duhet të përgatitemi për këtë.

Kampionati? Duhet të mendojmë, e kam thënë që nuk kemi bërë përgatitjet si duhet për kampionatin. Ky është një problem, ne luajmë ndeshjen e parë në kampionat shpejt. Por shpresoj që çdokush të jetë i shëndetshëm. Por të gëzojmë sot e mendojmë për Astanën, pastaj të shohim situatën tonë, kjo është jeta.”, u shpreh Zekic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco