Formacionet zyrtare të sfidës me Valmieran, Partizani luan me vetëm një sulmues

Formacionet zyrtare të sfidës me Valmieran, Partizani luan me vetëm një sulmues

19:01, 17/08/2023

Partizani luan sot ndaj Valmieras ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës, duke qenë një hap larg play-off të turneut.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, të kuqtë kanë mundësinë që të administrojnë një avantazh të tillë.

Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn.

Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.

I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget.

Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën i cili kthehet në stol.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco