Fitore e frymës së fundit, Betis mposht Villarrealin në javën e parë të La Ligës

Fitore e frymës së fundit, Betis mposht Villarrealin në javën e parë të La Ligës

22:17, 13/08/2023

Real Betis arriti që të fitonte 1-2 në frymën e fundit në ndeshjen e javës së parë të La Liga.

Sfida nisi me një gol të anuluar, teksa në të 15-ën Baena, ndonëse e dërgoi topin në rrjetë, VAR e bëri të pavlefshëm realizimin.

Pesë minuta më vonë Perez në krahun tjetër arriti që të zhbllokonte shifrat, duke kaluar Betis në epërsi.

Vijimi i lojës do të ishte interesant, por goli i radhë u shënua në pjesën e dytë. Këtë herë Baena shërbeu për Cuenca, i cili vendosi baraspeshën.

Në kohën shtesë, Betis arriti që të realizonte golin e fitores.

Kur të gjithë menduan se loja do mbyllej në barazim, Willian Hose shënoi golin e dytë për miqtë duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Si Villarreal dhe Betis pritet që dhe këtë edicion të ri të jenë pretendente për gjysmën e sipërme të klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco