Objektivi i ri për sulmin, Bayerni prish planet mes Juves dhe Chelsea

Objektivi i ri për sulmin, Bayerni prish planet mes Juves dhe Chelsea

15:24, 07/08/2023

Ndërsa Juve dhe Chelsea vazhdojnë tratativat për shkëmbimin mes Romelu Lukakut dhe Dusan Vlahovic, nga Anglia vjen një lajm që mund të përziejë sërish kartat në tavolinë. Duke hapur një skenar të ri.

Sipas shtypit anglez, pasi ka marrë një tjetër refuzim nga Tottenhami për objektivin Harry Kane, Bayern Munchen po provon të futet në diskutimin mes bardhezinjve dhe bluve. Për sulmuesin serb.

Tottenhami ka kthyer pas edhe ofertën e fundit prej 100 milionë eurosh, që kampionët e Gjermanisë bënë për Harry Kane.

Për sulmuesin dhe njeriun simbol të Spursave, lëvizje kjo që ndryshon edhe skenarin për Vlahovic.

Bayeni ka kuptuar se duhet ta braktisë krejtësisht idenë për të arritur te kapiteni i Tottenhamit, për të cilin presidenti Daniel Levy kërkon të paktën 120 milionë euro.

Në këtë mënyrë buxheti për bomberin mund të përdoret për t’u hedhur në sulm për Vlahovic, prej kohësh në qendër të diskutimeve mes Juventusit e Chelseat.

Për një shkëmbim sulmuesish ku edhe pse palët janë afruar, nuk kanë arritur akordin përfundimtar.

Në këtë mënyrë Vlahovic mund të futet në valsin e sulmuesve europiane që po karakterizon shumë lëvizje të merkatos.

Me bavarezët që kanë shifrat e duhura për të realizuar qëllimin e tyre, pasi 80 milionë euro të paguara menjëherë mund të mjaftojnë për të parakaluar Chelsean. Duke e marrë Vlahovic në Bundesliga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco