U përfol për një kalim në Arabinë Saudite, agjentët e Salah mohojnë gjithçka

U përfol për një kalim në Arabinë Saudite, agjentët e Salah mohojnë gjithçka

15:06, 07/08/2023

Vetëm pak orë më parë, në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Ittihad janë të gatshëm të derdhin plot 60 milionë euro për kartonin e “faraonit” të Liverpool, Mohamed Salah, madje t’i ofrojnë këtij të fundit dhe një kontratë “stratosferike” prej 180 milionë eurosh për vetëm 2 sezone.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reaguar dhe menaxheri i “yllit” egjiptian, Ramy Abbas, i cili mohon gjithçka, teksa tha se nëse Salah dëshironte largimin nga “të kuqtë” gjatë merkatos së verës nuk do të rinovonin kontratën me Liverpoolin.

“Nëse do të kishim marrë parasysh mundësinë e largimit nga Liverpool gjatë merkatos së verës, ne nuk do ta rinovonim kontratën vitin e kaluar. Momo mbetet i lidhur me Liverpoolin”, u shpreh menaxheri i “faraonit” të “të kuqve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco