Kalendari i Kategorisë së Parë, sezoni i ri fillon me derbin e Myzeqesë

Kalendari i Kategorisë së Parë, sezoni i ri fillon me derbin e Myzeqesë

12:13, 02/08/2023

Kategoria e Parë e sezonit të ri do të jetë me shumë rivalitet. Skuadra si Flamurtari, Elbasani, Bylis, Kastrioti, Apolonia dhe Vora synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.Sot u hodh shorti i edicionit 2023/2024 në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”. Java e parë sjell sfida shumë të forta.

Ku bien në sy duelet Kastrioti-Elbasani, derbi i Myzeqesë Lushnja-Apolonia apo edhe Vora-Besa.

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është programuar të nisë në 2 shtator. Dhe të mbyllet në 8 maj të vitit 2024.

Java e parë

Bylis-Burreli
Tomori-Korabi
Kastrioti-Elbasani
Vora-Besa
Lushnja-Apolonia
Luzi-Flamurtari

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco