Botërori i Femrave/ Futbollistet e Amerikës refuzojnë të këndojnë himnin kombëtar

Botërori i Femrave/ Futbollistet e Amerikës refuzojnë të këndojnë himnin kombëtar

17:25, 01/08/2023

Kombëtarja amerikane e futbollit për femra po merr pjesë në Botërorin që zhvillohet në Zelandën e Re dhe Australi.

Futbollistet e skuadrës amerikane kanë marrë jo pak vëmendjen e mediave, duke qenë se në këtë Botëror kanë refuzuar që të këndojnë himnin e vendit të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh dhe duket se do të vazhdojë gjatë, deri sa kërkesa e tyre të realizohet.

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, kur ish-futbollistja Megan Rapino u ul në gjunjë, duke imituar një polic që kishte vrarë një amerikan.

Një tjetër arsye, ishte se futbollistet amerikane kanë kërkuar që të kenë të drejta të barabarta në futboll me meshkujt dhe njëkohësisht, pagat e lojtarëve të jenë të njëjta si në futbollin e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.

Kështu, lojtaret amerikane do të vazhdojnë të heshtin gjatë himnit, deri në një moment të dytë kur të ketë tjetër vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco