Rijeka-Dukagjini, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit

Rijeka-Dukagjini, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit

18:21, 30/07/2023

Dukagjini do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Rijekas.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, u fitua minimalisht (0-1) nga skuadra kroate. 

Bazuar në rezultat, ende gjithçka është e hapur për këtë sfidë – teksa vlen të përmendet se Dukagjini po shkruan historinë e klubit duke garuar për herë të parë në Evropë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Stadion HNK Rijeka”, me fillim prej orës 20:15.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Irlanda e Veriut.

Jamie Robinson është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paul Robinson dhe Ryan Kelsey.

Lee Philip Tavinder do të jetë gjyqtari i katërt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco