Erik ten Hag i kënaqur me sezonin e parë, por synon më shumë

Erik ten Hag i kënaqur me sezonin e parë, por synon më shumë

17:02, 30/07/2023

Erik ten Hag është shprehur i kënaqur për fillimin, por ka thënë se synimi është për më shumë. 

Kjo pasi ai ka reflektuar për vitin e tij të parë në krye të Manchester Unitedit. 

Në edicionin e fundit, United përfundoi në vendin e tretë të Premier Leagues, duke bërë që në sezonin e ri të mund të luajë në Champions League.

"Unë mendoj se niveli është rritur dhe kjo ishte e nevojshme, por ne nuk jemi aty ku duam të jemi, ndaj duhet të shkojmë në nivel tjetër", është shprehur ai. “Është sfidë dhe me të vërtetë mezi pres fillimin e sezonit”.

Edicioni i ri i Premier Leagues fillon më 12 gusht, ndërsa pas dy ditëve, United ndeshet me skuadrën Wolverhampton Wanderers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco