PSG nuk shënon pa Mbappe, Luis Enrique justifikohet: Na ‘fiku’ lagështira

PSG nuk shënon pa Mbappe, Luis Enrique justifikohet: Na ‘fiku’ lagështira

12:41, 26/07/2023

Luis Enrique debutoi në stolin e PSG-së me fitoren 2-0 ndaj Le Havres, teksa miqësorja e radhës përfundoi në barazim 0-0 përballë Al-Nassr.

Pavarësisht se djemtë e tij nuk ia dolën të shënonin, trajneri spanjoll ka mbetur i kënaqur me performancën kundër skuadrës së Cristiano Ronaldos.

“Ndeshja u zhvillua në kushte të veçanta, kishte shumë lagështirë… Kjo ndikon që lojtarët ta kenë të vështirë gjetjen e ritmit të duhur, por skuadra më pëlqeu.

Këto lloj ndeshjesh shërbejnë për të fituar gjendjen fizike dhe për t’u përmirësuar pak taktikisht. Na mungoi vetëm goli. Jemi ende në periudhë testimi.

Pashë disa gjëra interesante sa i përket pozicionimit në fushë, presingut dhe ritmit. Sigurisht që ka gjëra për t’u përmirësuar, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh Luis Enrique.

Dy miqësoret e radhës në tokën japoneze për PSG-në, janë përballë Cerezo Osakës (28 gusht) dhe kundër Interit (1 gusht).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco