Atalanta bën goditjen e madhe në sulm, blerja më e shtrenjtë në histori

Atalanta bën goditjen e madhe në sulm, blerja më e shtrenjtë në histori

12:18, 26/07/2023

Manchester United ka piketuar Rasmus Hojlund si përforcimin e duhur për sulmin, ndërkohë që edhe 20-vjeçari danez dëshiron me çdo kusht transferimin në “Old Trafford”.

Por, Atalanta nuk e lëshon lehtë dhe kërkon minimalisht 70 milionë euro për ta lënë të lirë.

Klubi italian e bleu verën e vitit të kaluar për 18 milionë euro nga austriakët e Sturm Graz.

Hojlund pati një impakt pozitiv në Serie A. Dhe sezonin e parë me ekipin bergamask e mbylli me 10 gola. Ndërkohë, drejtuesit e klubit italian kanë gjetur në La Liga pasardhësin e sulmuesit nordik.

Dhe bëhet fjalë për El Bilal Toure, sulmuesin e Almerias dhe kombëtares së Malit.

21-vjeçari bëri shumë mirë në sezonin e parë në Spanjë, duke shënuar 7 gola në kampionat, teksa regjistroi edhe 2 asiste.

Drejtuesit e Atalantës kanë arritur marrëveshjen me homologët e Almerias për blerjen e menjëhershme të lojtarit afrikan për shumë 27 milionë euro + 3 të tjera në formë bonusesh.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi. Me El Bilal Toure që do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit zikaltër. Në garë ishte edhe Evertoni, por sulmuesi i talentuar zgjodhi transferimin tek Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco