Interi niset drejt Japonisë, Çalhanollu dhe Asllani bëjnë humor në avion:

Interi niset drejt Japonisë, Çalhanollu dhe Asllani bëjnë humor në avion:

19:45, 23/07/2023

Interi është nisur sot drejt Japonisë, si pjesë e turneut aziatik që do të kryejnë zikaltrit në fazën përgatitore për sezonin e ri. Skuadra do të shkojë në Lindjen e Largët për këtë turne dhe për shumë lojtarë zikaltër, kjo është hera e parë që bëjnë një udhëtim të tillë.

Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani, i cili dukshëm ka qenë i entuziazmuar për këtë vizitë të tij. Dhe mënyrën se si e përjeton udhëtimin e ka treguar edhe shoku i skuadrës, Hakan Calhanollu, i cili ishte ulur përkrah mesfushorit shqiptar në avion.

“Ky po shkojmë?”, i drejtohet Çalhanollu shqiptarit. “Në Japoni”, ia kthen duke buzëqeshur ai. “A do vish?”, vazhdon Asllani. “Po”, përgjigjet duke qeshur mesfushori turk, i cili ka publikuar këtë dialog të shkurtër në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco