FORMULA 1/ Vershtapen dhe Red Bull nuk njohin rivalë! Fitore e 7 radhazi për holandezin

FORMULA 1/ Vershtapen dhe Red Bull nuk njohin rivalë! Fitore e 7 radhazi për holandezin

18:57, 23/07/2023

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 i shkon Maks Vershtapen, i cili ka treguar përsëri se nuk njeh rivalë në këtë edicion. Holandezi i Red Bull ka fituar sot garën e 7 radhazi të sezonit, duke regjistruar të 11-ën në 11 të tilla në këtë edicion për skuadrën e tij, për të barazuar rekordin e MekLaren legjendare të vitit 1988.

Holandezi i mori kryesimin Hemilton që në kthesën e parë dhe nuk e lëshoi me atë. Ndërsa britaniku vuajti më pas, sepse u kalua edhe nga Piastri e Norris. Ky i fundit rrëmbeu vendin e dytë që në ndalesën e parë të bokseve dhe administroi mirë garën deri në fund, duke mbajtur larg Serxhio Perez i cili kishte kaluar ndjekësit dhe kërkonte vendin e dytë në podium. Por në fund britaniku ia doli që të kalonte vijën e finishit para makinës së dytë Red Bull, duke treguar progresin e madh që ka bërë ai dhe skuadra e tij.

Vendi i katërt i shkoi Hemilton e më pas ishin Piastri, Rasëll, Lëklerk, Sainz, Alonso dhe Stroll të cilët plotësuan zonën e pikëve në pistën e Hungaroring.

Duke llogaritur edhe garën e fundit të sezonit të kaluar, në Abu Dabi, për Red Bull kjo ishte fitorja e 12 radhazi, duke vendosur një rekord të ri në botën e Formula 1, si për të konfirmuar dominimin absolut që ka krijuar në këtë sport.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco