Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

E kryer, Milan transferon mesfushorin holandez

E kryer, Milan transferon mesfushorin holandez

16:10, 15/07/2023

Sipas mediave italiane, Milan dhe Tijjani Reijnders kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit nën urdhrat e Stefano Piolit. Mesfushori holandez ka hequr dorë nga 3 milionë euro që kërkonte AZ-Alkmaar për zgjidhjen e kontratës midis palëve. Akordi midis klubeve është gati i arritur madje janë programuar dhe vizitat mjekësore të cilat do të kryen fillimin e javës së ardhshme përpara se ekipi të fillojë turneun e miqësoreve.

Për Reijnders është gati një kontratë prej 1.6 milion euro në sezon plus bonusin e firmës. Marrëveshja u mbyll për një shifër prej 19 milion euro dhe tani mund të thuhet me siguri që Pioli do të ketë përforcimin e dëshiruar në mesfushë. Rejinders arrin tek Milani pas një sezoni ku në 54 paraqitje shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste si dhe ndihmoi shumë në mbërritjen e ekipit deri në fazën gjysmëfinale të Conference League, ku vlen për t’u përmendur paraqitja fantastike kundër Lacios.

 

Reijnders mund të konsiderohet si afrimi i fundit i kuqezinjve, ku mbërritja e 2 lojtarëve si Pulisic dhe Loftus Cheek pritet të ndihmojë në rritjen e eksperiencës. Fanella e Milanit në këtë kompeticion është e rëndë dhe “kuqezinjtë” kanë treguar që kur bëhet fjalë për Champions ata transformohen komplet si ekip, kjo u pa sezonin e kaluar, kur, pavarësisht formës së dobët në kampionat “Djalli” nxorri jashtë kompeticionit anglezët e Tottenham dhe një ekip të frikshëm si Napoli.

Por si duket aktualisht ekipi?  Me mbërritjen e Pulisic, rënditja për lojtarët me më shumë prezenca në Champions League ka ndryshuar. I pari sigurisht është francezi Giroud me 61 prezenca, më pas vijnë direkt Pulisic dhe Florenzi me nga 48 paraqitje, Pulisic gjithashtu ka shënuar edhe 7 gola në Champions. Perveç eksperiencës, Pulisic dhe Loftus-Cheek do të sjellin në “Milanello” një Champions dhe një Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco