Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U luajtën ndeshjet e para në Europë, flet Duka: Skuadrat e Superiores kanë potencialin dhe cilësitë për...

U luajtën ndeshjet e para në Europë, flet Duka: Skuadrat e Superiores kanë potencialin dhe cilësitë për...

19:36, 14/07/2023

Skuadrat e Superiore zhvilluan këtë mesjavë ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues në kompeticionet europiane, me tre barazime të Partizanit, Tiranës e Egnatias si dhe humbjen e Vllaznisë që kanë mbyllur turin e parë të takimeve.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar këto paraqitje, duke u uruar fat, por edhe duke shprehur bindjen se rezultatet e para tregonin që ekipet kishin cilësinë e duhur për të vazhduar më tej.

 

POSTIMI I DUKËS

 

Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit.

 

 

Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej.

 

Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.

 

Suksese!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco