Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Dikur refuzonte Shqipërinë për Greqinë, Sotiris Nini mbetet pa skuadër

Dikur refuzonte Shqipërinë për Greqinë, Sotiris Nini mbetet pa skuadër

15:21, 14/07/2023

Sotiris Ninis sërish pa skuadër. Mesfushori ofensiv nga Himara, i cili vite më parë refuzoi kombëtaren shqiptare dhe zgjodhi Greqinë (33 ndeshje dhe 3 gola), ka ndërprerë bashkëpunimin me PAS Janina. Skuadër që garon në elitën e futbollit grek.

Ninis ishte pjesë e Janinës prej janarit të këtij viti. Duke regjistruar nëntë ndeshje dhe asnjë gol.

Lojtari ofensiv debutoi me kombëtaren greke në majin e vitit 2008.

Ai mbërriti deri te Parma në Serie A, por karriera mori për poshtë më pas.

Dhe kjo është hera e pestë në karrierë që futbollisti i lindur në Shqipëri mbetet pa skuadër.

Ninis ka luajtur më parë edhe me skuadra si Panathinaikos, PAOK, Charleroi, Mechelen, Petah Tikva, Ashkelon dhe Volos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco