VIDEO/ Egnatia me 'zemër në dorë', barazon në frymën e fundit ndaj Ararat Armenias

VIDEO/ Egnatia me 'zemër në dorë', barazon në frymën e fundit ndaj Ararat Armenias

18:56, 13/07/2023

Egnatia e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë aventurën Europiane në Conference League.

Rrogozhinasit arritën të barazonin 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Ararat Armenias në shtëpinë e këtyre të fundit. Ishte Duamena ai i cili i dha barazimin historik skuadrës shqiptare në minutën e 97-të të takimit.

Përsa i përket ndeshjes, skuadra e Edlir Tetovës ishte më kërkuese gjatë 90 minutave të para, teksa arriti të krijonte tre rezultate të pastra për gol në pjesën e parë, por lojtarët rrogozhinas u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar.

Në momentin më të mirë të Egnatias, ishin armenët që kaluan në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao.

Rrogozhinasit provuan sërish dhe gjatë pjesës së dytë, por portieri Ermakov u tregua i saktë për të mbajtur portën e paprekur, deri në minutën e 97’, ku pas një ngatërrese në zonë ishte Duamena që ndëshkoi armenët.

Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco