Klose kritikon Milinkovic-Savic: Shkoi në shkretëtirë, në vend që të luante në Champions League

Klose kritikon Milinkovic-Savic: Shkoi në shkretëtirë, në vend që të luante në Champions League

14:30, 13/07/2023

Miroslav Klose, një ish-lojtar i Lazios, ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, duke folur për lamtumirën e Sergej Milinkoviç Savic: “Më mërziti pak. Kam luajtur me të, e njoh si lojtar dhe si profesionist. Ai ishte perfekt për La Liga-n apo Premier League, kampionatet reale qe do t’i kishin mundësuar të luante në Champions League.

Në karrierën e tij është një hap që duhej bërë, ndryshe do t’i mbetet peng Liga e Kampionëve. Respektoj vendimin e tij, por jo pajtohem me të. Ishte më mirë të shkonte diku tjetër se sa të përfundojë në shkretëtirë”.

Al-Hilal zyrtarizoi ardhjen e Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio, me një deklaratë për shtyp dhe një tjetër postim në të cilin shpjegonte detajet e kontratës, të kompletuara me foto të serbit me atë që do të jetë fanella e tij e re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco