FIFA shpërndan 187 milionë euro, shpërblehen klubet që dërguan lojtarë në Botërorin e Katarit

FIFA shpërndan 187 milionë euro, shpërblehen klubet që dërguan lojtarë në Botërorin e Katarit

11:18, 13/07/2023

Argjentina u shpall kampione e botës në “Katar 2022”, duke ngritur trofeun e lavdishëm pas 36 vitesh.

Sot FIFA iu ka shpërndarë 440 klubeve, 187 milionë euro për “huadhënien” e lojtarëve të tyre në ekipet kombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mes 440 klubeve në Botë që kanë marrë para, janë edhe 27 klube italiane.

Juventus është ai i cili udhëheq listën me 2.7 milionë euro. Futbollistët Angel di Maria dhe Leandro Paredes arritën të shpalleshin kampion bote.

Në vendin e dytë renditet Interi me 2 milionë euro, që u përfaqësua me Lautaro Martinezin dhe Hoakin Korrea nga Argjentina.

Vendin e tretë e mban Milani me 1.4 milionë euro dhe top 5 plotësohet nga Fiorentina dhe Atalanta.

Ndërsa Napoli renditet në vendin e 7-të dhe Roma në të 8-in.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco