Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

FOTO/ 'Zot shtëpie', Zekiç takon rivalin sapo shkel në stadium

FOTO/ 'Zot shtëpie', Zekiç takon rivalin sapo shkel në stadium

20:17, 11/07/2023

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, do të debutojë sot për herë të parë para tifozëve të të kuqve në ndeshje zyrtare, për më tepër në një duel të rëndësishëm siç është ai ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, tekniku i të kuqve ndjehet si në shtëpi në “Air Albania” dhe këtë e ka treguar që në momentin kur ekipi ka zbarkuar në stadiumin ku luhet ndeshja.

Me të mbërritur në impiant, ndër personat e parë që Zekiç ka takuar, kanë qenë kundërshtarët, teksa është ndalur të bisedojë me pjesëtarët e stafit të skuadrës bjelloruse të cilët kishin dalë edhe ata në terrenin e stadiumit kryeqytetas.

Zekiç është ndalur për disa çaste të bisedojë me trajnerin e BATE Borisov, Kiril Alshevski. Më pas, ai ka komunikuar edhe me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e UEFA-s në stadium, duke përshëndetur të gjithë zyrtarët që do të ishin përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjeve të sotme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco