FOTO/ Partizani në dhomën e 'personalizuar' të Kombëtares në 'Air Albania', vetëm një futbollist i të kuqve gjen vendin e tij

FOTO/ Partizani në dhomën e 'personalizuar' të Kombëtares në 'Air Albania', vetëm një futbollist i të kuqve gjen vendin e tij

19:37, 11/07/2023

Skuadra e Partizanit luan sot në “Air Albania” ndeshjen e turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Një sfidë të cilën të kuqtë e luajnë në impiantin kryesor në vend duke shpresuar që të kenë sa më shumë ndjekës të cilëve ky impiant u ofron kushte mjaft të mira.

Si ekip pritës, Partizani është sistemuar në dhomat e zhveshjeve që i përkasin kombëtares shqiptare të futbollit. Dhoma të vilat janë “personalizuar” me fotot e futbollistëve kuqezi në vendet ku ulet secili prej lojtarëve kur luhen ndeshjet e kuqezinjve.

Vetëm një futbollist i të kuqve ka gjetur vendin e tij. Andi Hadroji ka përfituar nga personalizimi i dhomave pikërisht para grumbullit më të fundit të kuqezinjve në muajin qershor, ku ai ishte pjesë e ekipit të drejtuar nga Silvinjo.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco