Arthur Melo zgjedh mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

Arthur Melo zgjedh mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

16:52, 05/07/2023

 

Mesfushori i Juventus-it, Arthur Melo, është përkrahur me Kylian Mbappe në debatin mes sulmuesit të Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland.

Arthur, i cili sapo është rikthyer tek Juventus nga Liverpool pas një huazimi një sezon, u pyet nga Mundo Deportivo se cilin nga dy sulmuesit preferonte. Ai u përgjigj: “Mbappe”.

Si Kylian Mbappe, 24 vjeç dhe Erling Haaland, 22 vjeç, duken të jenë super yjet e gjeneratës së re. Ata janë dy trashëgimtarët e mundshëm të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në lidhje me një rivalitet për çmimin e Topit të Artë në të ardhmen.

Mbappe ka fituar Kupën e Botës (2018) dhe Këpucën e Artë (2022). Sulmuesi i PSG-së ka ndezur futbollin evropian me paraqitje mahnitëse për klubin dhe kombëtaren. Ai shënoi 41 gola dhe dha 10 asiste në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, ndërsa parisienët fituan Ligue 1.

Megjithatë, Haaland ka qenë lojtari më në formë dhe ka shijuar një sezon rekord te Manchester City. Norvegjezi fitoi Triplete-n me skuadrën e Pep Guardiola-s në sezonin e tij debutues në Etihad.

Sulmuesi shënoi 52 gola dhe dha 9 asiste në 53 ndeshje. Ai theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në Premier League (36 gola në 35 ndeshje).

Megjithatë, Arthur preferon Kylian Mbappe, dhe kjo mund të jetë nga stili i lojës. Francezi është një driblues i shkëlqyer, shumë i shpejtë dhe me një nuhatje të madhe për golin.

Ndërkohë, Erling Haaland është një “vrasës” në zonën e rreptësisë. Ai gjithashtu ndihmon ekipin të dalë përpara, falë aftësisë së tij për të mbajtur topin.

Një gjë është e sigurt: të dy janë të vendosur të vazhdojnë të dominojnë në futbollin europian dhe të marrin stafetën nga Ronaldo dhe Messi, të cilët tani janë të dy jashtë Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco