Cilat janë skuadrat me më shumë tifozë në botë?

Cilat janë skuadrat me më shumë tifozë në botë?

19:23, 01/07/2023

Përmes kërkimeve të specializuara dhe analizave të të dhënave të rrjeteve sociale, marketingut dhe faktorëve të tjerë, portali “Zeelo” ka arritur që të prodhojë një klasifikim të klubeve me më shumë mbështetje në të gjithë globin dhe gjithçka është publikuar këtë javë nga website i specializuar “Transfermarkt”.

Në Itali asnjë klub nuk krahasohet me mbështetjen botërore që ka Milani, i cili llogaritet të ketë 95 milionë tifozë. Në vend të dytë renditen komshinjtë e Interit me 40 milionë më pak. Ndërsa podin e plotëson klubi i Juventusit me 27 milionë tifozë. Në vend të katërt renditet Roma me 22 milionë tifozë. Por në klasifikimin botëror, klubet italiane lihen pas nga gjigantë si Manchester United, Barcelona, Reali i Madridit, Chelsea, Arsenali, Manchester City dhe Liverpool.

Në renditjen me 15 klubet me më shumë tifozë, dominojnë sigurisht ato angleze. United renditet në vend të parë me 650 milionë tifozë, ndjekur nga Barcelona me 200 milionë më pak. Reali i Madridit renditet në vend të tretë me 350 milionë mbështetës, ndjekur nga klubet angleze të Chelsea, Arsenalit, Cityt dhe Liverpoolit që zënë shkallët e klasifikimit përpara se të mbërrihet te dy ekipet e Milanos, Milanit dhe Interit, që zënë vendin e tetë dhe të nëntë në renditjen botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco