PSG ia pret shkurt Mbappe-s: Rinovo ose largohu

PSG ia pret shkurt Mbappe-s: Rinovo ose largohu

19:14, 28/06/2023

Paris Saint-Germain i ka dhënë dhjetë ditë afat Kylian Mbappes për të vendosur nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet në këtë merkato.

Parisienët po bëjnë gjithçka që munden për ta bindur Mbappen të qëndrojë, por ai e ka bërë të qartë se do të largohet në verën e vitit 2024 pa përdorur opsionin që parashikon që ai të mund të qëndrojë edhe një vit.

Pronarët e Katarit e kanë bërë të qartë se lojtari do të shitet këtë verë nëse nuk rinovon dhe kërkojnë të paktën 200 milionë euro.

Dhe kjo sepse vitin e ardhshëm nuk do të marrin lekë pasi Mbappe do të jetë lojtar i lirë.

Kështu, drejtuesit e klubit francez i dhanë dhjetë ditë kohë 24-vjeçarit për të vendosur nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet këtë verë, në mënyrë që kjo telenovelë të përfundojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco