Milani lëviz në merkato, pas Loftus-Cheek, gati edhe një amerikan

Milani lëviz në merkato, pas Loftus-Cheek, gati edhe një amerikan

12:20, 27/06/2023

Pas turbullirave të fundit të sezonit, që pasuan shkarkimin e Maldinit nga posti i drejtorit teknik, Milani duket se e ka marrë veten dhe po lëviz me shpejtësi në merkato për të kompletuar grupin.

Kështu kuqezinjtë kanë arritur akordin për të transferuar nga Londra mesfushorin anglez Loftus-Cheek, i cili pritet të mbërrijë në Milano, të kryejë testet mjeksore dhe të hedhë firmën mbi kontratë.

Por nuk mbaron me kaq, pasi kuqezinjtë janë shumë pranë edhe firmës me amerikanin Christian Pulisic, një tjetër futbolist në pronësi të Chelsea-t që nuk po arrin të bëjë mirë me londinezët.

Vetë futbollisti ka dhënë miratimin për transferimin në Milano, megjithatë mbetet të arrihet akordin me blutë e Londrës, që janë gati të heqin dorë nga Pulisic në këmbim të një shifre prej 25 milionë eurosh.

Një tjetër emër që po ndiqet me interes nga kuqezinjtë është edhe ai i Luca Romeros, futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Lazion, por në këtë rast rivaliteti duket më i madh për MIlanin.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco