West Ham refuzon ofertën 80 milionëshe të Cityt për Rice, kërkon 100 milionë

West Ham refuzon ofertën 80 milionëshe të Cityt për Rice, kërkon 100 milionë

11:24, 27/06/2023

E ardhmja e kapitenit të West Ham United, Declan Rice është ndër temat kryesore në Angli këtë afat kalimtar të verës.

Manchester City dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e anglezit, njoftojnë mediat britanike.

Së fundmi, gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se ekipi londinez ka refuzuar ofertën e Man Cityt për 80 milionë euro.

West Ham United nuk dëgjojnë për oferta nën shumën 100 milionë euro nga klubet e interesuara.

“West Ham ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Man City për Declan Rice me vlerë 80 milionë funte plus 10 milionë paund shtesë. Arsenal do të ofrojë sërish, propozimi i tyre i tretë zyrtar pritet së shpejti pasi dy oferta u refuzuan, e fundit ishte 75 milionë funte plus 15 milionë shtesë” – raporton Romano.


24-vjeçari Rice është pjesë e West Ham United nga grupmoshat e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco