Zyrtare/ FIFA njofton se ku do të luhet Botërori i Klubeve

Zyrtare/ FIFA njofton se ku do të luhet Botërori i Klubeve

19:11, 26/06/2023

Nuk ka më dyshime se në cilin qytet do të zhvillohet Botërori për Klube 2023. Eventi i cili do të organizohet nga qeveria më e lartë e futbollit, do të zhvillohet nga data 12 deri më 22 dhjetor dhe do të luhet në Arabinë Saudite.

Kjo është bërë e ditur nga federata e futbollit të vendit aziatik dhe FIFA në një deklaratë të përbashkët.

SAFF dhe FIFA njoftojnë kanë konfirmuar se të gjitha ndeshjet e Kupës së Btës për Klube FIFA 2023 do të zhvillohen në qytetin e Jeddah.

Vendimi u mor pas një vizite të delegacionit të FIFA-s në Jeddah për të vlerësuar përgatitjet e vazhdueshme për turneun i cili do të zhvillohet nga 12 deri më 22 dhjetor 2023.

Kjo do të jetë hera e parë që Kupa e Botës për Klube FIFA 2023 do të mbahet në Arabinë Saudite”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco